Qasja jonë

Nga ideja deri te montimi, çdo hap bëhet me kujdes.

Punojmë ngushtë me ju në çdo fazë, që mobilja të përshtatet fiks me hapësirën, me mënyrën si jetoni dhe me stilin që doni.

Panel i frezuar në arre me pllakë antracid

Filozofia

Minimalizëm në formë, karakter në detaje.

Besojmë në linja të pastra, materiale natyrore dhe funksionalitet maksimal. Çdo zgjidhje e mendojmë për përdorimin e përditshëm, jo vetëm për pamjen e ditës së parë.

Procesi

  1. 01

    Konsulencë

    Takohemi në showroom ose në hapësirën tuaj. Flasim për nevojat, për stilin dhe për mënyrën si e përdorni hapësirën çdo ditë.

  2. 02

    Matje në terren

    Masim hapësirën me saktësi, bashkë me muret, instalimet e ujit dhe të rrymës, dritaret dhe dyert, që çdo pjesë të ulet fiks në vend.

  3. 03

    Projektim

    Përgatisim projektin dhe zgjedhim bashkë materialet, ngjyrat, pllakat punuese dhe mekanizmat.

  4. 04

    Prodhim

    Çdo pjesë punohet sipas masave tuaja, me materiale të përzgjedhura.

  5. 05

    Montim

    Ekipi ynë e monton mobiljen dhe jua dorëzon hapësirën gati për përdorim.

Sirtar në furnir arre me ndarës të veshur me pëlhurë për aksesorë
Detaj i pllakës së gurit dhe derës prej druri me profil të butë

Materialet

Materiale të përzgjedhura, të punuara për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.

  • 01

    Furnir arre

    Shtresë e hollë druri natyral arre, që i jep mobiljes ngrohtësi dhe vizatimin unik të fibrave.

  • 02

    Dru natyral

    Për elemente masive dhe detaje që kërkojnë qëndrueshmëri dhe një prekje të ngrohtë.

  • 03

    MDF/IVF

    Korpuse dhe dyer të qëndrueshme, me sipërfaqe të rrafshët për ngjyra mat dhe neutrale.

  • 04

    Pllaka Fundermax

    Pllaka punuese që i rezistojnë nxehtësisë, lagështisë dhe gërvishtjeve, për kuzhina dhe hapësira komerciale.

  • 05

    Mekanizma italianë

    Mentesha dhe shina cilësore me vetëfrenim, për hapje dhe mbyllje të butë e pa zhurmë.

Ku vizioni takon realizimin

Çdo punim i mirë fillon me të kuptuarit e hapësirës suaj.

Shkruaj në WhatsApp