Rreth nesh
Rreth nesh
Besojmë se shtëpia është zemra e çdo historie.
Casa Bella Furniture projekton, prodhon dhe monton mobilje me porosi sipas masës për shtëpi dhe biznese, në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën.

Kush jemi
Idetë tuaja i shndërrojmë në mobilje unike, të punuara me përkushtim dhe precizion.
Nga kuzhinat moderne deri te dhomat e gjumit dhe ambientet komerciale, çdo punim ynë kombinon ngrohtësinë e drurit natyral me precizionin e stilit minimalist. Njihemi për punimin kualitativ, për vëmendjen ndaj detajeve dhe për ndërthurjen e stilit minimalist, modern dhe klasiko-modern.
Vlerat tona
- 01
Kualitet i lartë punimi
Përdorim materiale të përzgjedhura për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.
- 02
Personalizim i plotë
Çdo mobilje punohet sipas kërkesave dhe masave të sakta të klientit.
- 03
Funksionalitet dhe estetikë
E shfrytëzojmë hapësirën maksimalisht, duke ruajtur elegancën dhe linjat e pastra.
- 04
Vëmendje ndaj detajeve
Minimalizëm në formë, karakter në detaje.


Stili ynë
Elegancë natyrore, në harmoni mes modernes dhe klasikes.
Ngjyrat neutrale si antracidi, e bardha, e hirta dhe bezhi kombinohen me tonet e ngrohta të drurit natyral, për hapësira që mbeten të qeta dhe të ngrohta për vite me radhë.
- Furnir arre
- Dru natyral
- MDF/IVF
- Pllaka Fundermax
- Mekanizma italianë
Pse të na zgjidhni
Punim kualitativ, materiale të përzgjedhura dhe vëmendje ndaj detajeve.
Kontaktoni- 01
Përshtatje 100% sipas porosisë
Matim në terren dhe projektojmë çdo copë fiks për hapësirën tuaj, pa kompromis me centimetrat.
- 02
Materiale premium
Furnir arre dhe dru natyral, korpuse MDF, pllaka punuese Fundermax dhe mekanizma italianë me vetëfrenim.
- 03
Dizajn që zgjat
Stili klasiko-modern që nuk del nga moda, i punuar për t’u përdorur çdo ditë për vite me radhë.
Ku vizioni takon realizimin
Çdo punim i mirë fillon me të kuptuarit e hapësirës suaj.